Transmetuar më 07-09-2019, 16:54

Organi i akuzës ka ndryshuar qëndrim për 7 nga 15 biznesmenët e arrestuar për mashtrim me skemën e TVSH-së, duke hequr dorë nga kërkesa “arrest me burg”, për ta.

Fillimisht prokuroria kishte kërkuar burg për 14 nga të arrestuarit.

Nga masat e kërkuar fillimisht “arrest në burg”, prokurorja Elisabeta Imeraj kërkoi përfundimisht masën “arrest në burg” me afat 20 ditor për të arrestuarit.

Nga ana e prokurores së çështjes, për Shpresa Joanidhi u kërkua “arrest shtëpie”.

"Kërkoj vlerësim të ligjshëm të arrestit për të pandehurit. Rezultojnë dyshime të arsyeshme se subjektet kanë krijuar skemë mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar. Janë kryer një sërë verifikimesh në lidhje me veprën penale", u shpreh në fillim prokuoria e Tiranës.

Por pasi dëgjoi biznesmenët dhe avokatët e tyre, prokurorja kërkoi që 7 të liroheshin nga qelia dhe të liheshin në masë 20 ditë burg për shkak shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre

Biznesmenët, kryesisht të sektorit të ndërtimit u arrestuan gjatë një operacioni të gjerë që u finalizua mbrëmjen e 4 shtatorit.

Policia arrestoi sot edhe një tjetër biznesmen ndërtimi, i dyshuar si të tjerët, si pjesë e skemës mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar, duke e çuar në 16 numrin e të arrestuarve deri tani.

Nga kjo skemë të arrestuarit kanë shkaktuar një dëm financiar ndaj shtetit në në miliona euro. Prokurorja Elisabeta Imeraj, njëherësh drejtuese e prokurorisë së Tiranës ka ngritur ndaj tyre akuzat e krijimit të skemave mashtruese, falsifikimit të vulave e stampave si edhe fshehjes së të ardhurave.

Nga 15 të arrestuar, Prokuroria po sot kërkoi "arrest me burg" për 14 prej tyre.

Gjatë seancës avokatët thanë se disa prej atyre të cilëve prokuroria u zbuti masën e arrestit thanë se klientët e tyre kanë probleme shëndetësore, ndaj kërkoi që të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Ndërkohë, pas vendimit të fundit nga ana e prokurores, pritet vendimi i gjykatës, lidhur me akuzat ndaj tyre./a.m/NOA.al

Përditësim

Lidhur me një nga të dyshuarit, ai informon si më poshtë:

"Gjykata me vendim te dates 02.06.2020 ka pranuar kerkesen e organit te Prokurorise per pushim te procedimit penal dhe e ka shpallur te pafajshem administratorin e një kompanie, P.B. Ky vendim ka marre forme te prere me 19.06.2020.