“Merkato” e bujshme në Kosovë! Ish-zëvendësja e kryeministrit Thaçi i bashkohet Vetëvendosjes
Transmetuar më 06-09-2019, 23:12

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme, në Kosovë kanë filluar edhe lëvizjet e para të bujshme.

Mimoza Kusari Lila, ish zv. kryeministre dhe ministre e Tregtisë në qeverisjen e Hashim Thaçit, vendosi të kalojë në radhët e partisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Së fundmi ajo ka mbajtur detyrën e kryetares së komunës Gjakovë, por edhe si  kryetare e Partisë Alternativa.

Mimoza Kusari Lila i është bashkuar listës zgjedhore për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje për procesin që do të mbahet me datë 6 tetor të këtij viti.

"Besoj se Mimoza do të jetë brenda listës tonë”, konfirmoi Arbwri Nagavci në emisioni Presing të T7.

Deputetja tjetër e Vetëvendosjes për çështjet e Arsimit, Arbëri Nagavci konfirmoi se Mimoza Kusari-Lila do të jetë pjesë e listës së forcës së tyre politike në garën për deputete. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...