Djali vdes nga mbidoza e drogës, nëna e fsheh kufomën në frigorifer dhe arratiset
Transmetuar më 06-09-2019, 13:59

Zbulon se djali kishte vdekur nga mbidoza e drogës, nëna i fsheh kufomën në frigorifer.

36-vjeçarja amerikane Amanda Oakes dhe partneri i saj Carlton Mathis, 28 vjeç, ishin shumë të shpërqendruar për të kuptuar se çfarë po ndodhte me djalin e tyre.

Kështu kur kuptuan se fëmija kishte gëlltitur metanfetameninë dhe kishte vdekur nga mbidoza e drogës, ishte shumë vonë.

Çifti e kishte lënë drogën në mes të dhomës, të cilën vogëlushi e gëlltiti aksidentalisht. Të pashpresë, ata e fshehën kufomën në frigoriferin e dhomës së hotelit në Dothan, Alabama

ku ndodheshin dhe u arratisën.

Por arratia e tre nuk zgjati shumë, pasi ata u arrestuan dhe këtë të martë gruaja u gjet fajtore për vrasje të qëllimshme përdorim dhe mbajtje lënde narkotike.

Gruaja ndodhet në burg, ndërsa babai i fëmijës gjeti vdekjen në qeli vitin e kaluar, pak pas arrestimit.

Nga hetimet e policisë, rezultoi se fëmija ishte vetë me të atin në dhomë kur gjeti vdekjen.

I shokuar ai njoftoi gruan, e cila e mbështolli djalin me një mbulesë dhe e futi në frigorifer, ndërsa më tej u arratis në Florida. Pas disa ditësh, policia arriti që ti gjejë dhe arrestojë. Dënimi përfundimtar ndaj gruas do të jepet në muajin tetor. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...