Lëkundje tërmeti në Himarë, panik te qytetarët
Transmetuar më 05-09-2019, 20:10

Një tërmet ne nagnitudë 3.8 është ndier pasditen e sotme, më pak se tre kilometër larg qytetit të Himarës, në orën 17:47.

Lëkundjet kanë qenë të forta duke shkaktuar panik te njerëzit.

Thellësia e tërmetit ka qenë 15 km, ndërsa ende nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.

Ky vit ka regjistruar një numër të lartë lëkundjesh sizmike, ku më e forta ishte në zonat e Korçës ku u shembën edhe banesa. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...