FOTO/ Një planet dhe një yll i përkasin Shqipërisë, kemi të drejtë t’u vëmë emrat që duam
Transmetuar më 05-09-2019, 12:09

Një yll dhe planeti rrotull tij i përkasin Shqipërisë e cila ka të drejtë të vendosë emrat që dëshiron për të dy ato. Ylli i Shqipërisë është treguar me shigjetë në këtë foto që ju sjell noa.al, marrë përmes teleskopit që disponon Instituti i Ç’është ky yll?

Këto muaj po zhvillohet një fushatë botërore për emërtimin e disa planetëve jashtë Sistemit Diellor dhe yjeve, rrotull të cilave ato sillen. Çdo shteti i është vënë në dispozicion një i tillë nga NameExoWorlds 2019. Ky që shfaqet në foto, me emrin teknik HD 82886, i është lënë Shqipërisë dhe ndodhet në konstelacionin Leo Minor.

Në listën me 101 shtete që gjeni këtu, nuk janë përfshirë disa vende të botës si Kosova, Maqedonia e Veriut, SHBA, por në njoftim thuhet se yje dhe planetë të tjerë gjenden po ashtu për vende të tjera më vonë.

Ylli i Shqipërisë ndodhet 416 vite-dritë larg nesh, në konstelacionin e Luanit të Vogël. Rreth tij sillet një planet qindra herë më i madh se Toka, pra ngjan me Jupiterin, planetin gjigand të Sistemit Diellor. Planeti është zbuluar në vitin 2011.

Ne shqiptarët, pra, kemi të drejtë t’i japim emrat që duam yllit HD 82886 dhe planetit rrotull tij. Hafizi shpjegon se duhet të jenë dy emra të lidhur me kulturën, historinë apo edhe gjeografinë e vendit tonë. "Nuk pranohen emra njerëzish që jetojnë apo që kanë vdekur në njëqind vitet e fundit".

Hafizi tregon se "bashkë me një grup studentësh të fizikës, dëshërojmë të nxisim një proces, ku të marrë pjesë çdo shqiptar që ka ide e dëshëron të kontribojë". Ndihma e parë e secilit do të ishte përhapja e këtij informacioni. Nëse keni ide për emërtimin e yllit dhe planetit rreth tij, shkruani më poshtë në Komentoni ose dërgoni email në adresën [email protected] /noa.al/

Loading...
Loading...