Transmetuar më 04-09-2019, 15:15

Këngëtari i famshëm Sean Paul dhe bashkëshortja e tij, Jodi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë. Familja e tyre është shtuar me një vajzë që e kanë quajtur Remi Leigh Henriques.

Vogëlushja ka lindur më 20 gusht dhe peshon plot 3,9 kilogram. Sean Paul dhe Jodi janë prindër edhe të një djali 2-vjeçar të quajtur Levi-Blaze.

Këngëtari e ka dhënë lajmin dje duke postuar një foto familjare me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Shtatzëninë çifti e bëri të ditur në shkurt, duke treguar se bebi do të vinte në jetë në muajin gusht.

Sean Paul dhe Jodi u martuan në vitin 2012 dhe u bënë prindër për herë të parë në vitin 2017./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd