Transmetuar më 30-08-2019, 18:15

Disiplina në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e marra për shkeljet dhe parregullsitë e konstatuara në javën e parë të Kategorisë Superiore.

Disiplina ka dënuar me dy ndeshje lojtarin e Partizanit, Solomon Theophilus dhe atë të Kukësit, Bruno Lulaj, pas incidenteve në ndeshjen e parë mes dy ekipeve pretendente për titull. Shkak është bërë ajo ndërhyrje e gabuar në ndeshjen hapëse të edicionit të 81-të të Superiores.

Disiplina ka gjobitur Tiranën, për shkak të sjelljes së tifozëve.

Vendimet :

Lojtari i FK “Partizani”, Solomon Theophilus, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Kukësi”, Bruno Lulaj, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

“Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit." /a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd