Euro 2020/ Kosova shpall listën ndaj Anglisë e Çekisë, mungon Milot Rashica
Transmetuar më 30-08-2019, 17:55

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes shpalli listën me emrat e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e radhës, kualifikueset e Euro 2020, ndaj Republikës Çeke e Anglisë.

Kosova përballet me Çekinë më 7 shtator në ora 15:00 në Prishtinë dhe  ndaj Anglisë më 10 shtator në stadiumin "St Mary", Southampton.

Në listë bien në sy mungesat e disa prej yjeve të skuadrës, për shkaqe dëmtimi por ka edhe rikthime të rëndësishme. Ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, Challandes nuk do të ketë në dispozicion dy anësorët e sulmit.

Përveç Arbër Zenelit, i cili pësoi një dëmtim të rëndë së fundmi është dëmtuar edhe ylli tjetër i skuadrës, Milot Rashica.

Pjesë e këtyre dy ndeshjeve shumë të rëndësishme nuk do të jenë as Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli, gjithashtu të dëmtuar.

Ndërkohë për zgjedhje teknike janë lënë jashtë Donis Avdijaj dhe Lirim Kastrati.

Pjesë e këtij grumbulli megjithatë janë emra të rëndësishëm si Ujkani e Muric në portë, Aliti, Rrahmani, Paqarada e Vojvoda, por edhe Ibrahim Dresevic që ka shkëlqyer me Herenveen në këtë fillimin sezonin.

Në mesfushë është rikthyer Valon Berisha.

Janë grumbulluar edhe Besar Halimi, Florent Hasani, Bernard Berisha, Idriz Voca e Bersant Celina.

Në sulm risi mund të konsiderohet grumbullimi i Florent Muslija, ndërsa janë thirrur në këtë repart edhe Vedat Muriqi, Edon Zhegrova e Atdhe Nuhiu.

Ka një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët, prej ecurisë surpirzë të Kosovës në këto kualifikuese./a.m/NOA.al

Loading...
Loading...