Transmetuar më 29-08-2019, 23:10

Zbulohen të dhëna tronditëse pas lajmit se 17-vjeçarja e vrarë në Angli, studentja e shkëlqyer, Ellie Gould, 17-vjeçe, i qëllua me thikë nga një djalë pak kohë më parë.

Ajo humbi jetën pas sulmit të tmerrshëm me thikë kur "nuk pranoi të ishte e dashura e tij, si dhe ishte në depresion pasi babai i saj u diagnostikua me kancer’.

Sipas Daily Mail, sot Thomas Griffiths, 17 vjeç, pranoi vrasjen e Ellie Gould, 17 vjeçe, para gjykatës në Bristol, raporton NOA.al.

Ajo u gjet e goditur me thikë për vdekje në shtëpinë e prindërve në Calne, Ëiltshire, në maj.

Ellie nuk donte të kishte të dashur, – thanë miqtë e saj të shkollës.

Ajo kishte pretenduar se ishte "shumë e zënë" dhe e ngarkuar me shkollën  për një lidhje, por Griffiths e goditi me thikë

Një burim tha se Griffiths ishte po ashtu në depresion pasi babai i tij u diagnostikua me kancer.