Kryeministri i ri i Kosovës/ Nisin sondazhet: Vjosa Osmani apo Albin Kurti? 
Transmetuar më 28-08-2019, 21:04

Mediat e Kosovës janë duke zhvilluar sondazhe lidhur me preferencat e qytetarëve, mbi emrin që do të drejtojë qeverinë e re, pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 Tetorit.

Ka pasur rezultate kontradiktore, ndërsa VETËVENDOSJE beson se është partia më e votuar dhe po ashtu Albin Kurti do të jetë pa diskutim sipas kësaj force edhe kryeministri i ri.

Lidhja Demokratike e Kovës ka moninuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, ndërsa kjo e fundit udhëheq sondazhet në disa media "online".

Albin Kurti dhe Isa Mustafa zhvilluan një takim mes tyre, por duket se palët nuk kanë rënë dakord për një koalicion, se cila prej tyre do të nxjerrë edhe emrin që do të udhëheqë Kosovën.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë aktualisht dy emrat më të përfolur për të pasuar në detyrë Tamush Haradinaj.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të zhvillohen pas dorëheqjes së Haradinajt./a.m/NOA.al

Loading...
Loading...