













Faqja zyrtare online e familjes mbretërore të Tajalandës, u bllokua për shkak të vizitave të shumta, pasi pallati mbretëror publikoi online mbi 60 fotografi të bashkëshortes së mbretit.
Bëhet fjalë për 34-vjeçaren e Sineenatra Wongvajirabhakdi, shoqëruar me një biografi prej 46 faqesh të gruas. Bëhet fjalë për një nismë të paprecedentë në historinë e monarkisë së Tajlandës.
“Mbreti Vajiralongkorn ka urdhëruar krijimin e një biografie mbretërore për Chao Khun Phra Sineenat Bilaskalayani”, thuhet në komunikatën zyrtare të pallatit mbretëror.
Pamjet e publikuara online, janë diçka e pazakontë për monarkinë tajlandeze e cila tregohet tejet e rezervuar.
Në disa nga imazhet e publikuara, ish-infermierja e ushtrisë, shihet duke i dhënë një avioni ushtarak, ndërkohë që në një tjetër shihet teksa mëson që të qëllojë me automatik.
Në muajin korrik, Sineenat Wongvajirapakdi, u emërua nga mbreti “Chao Khun Phra”, ose bashkëshortja mbretërore, duke u bërë kështu e para femër që merr një titull të tillë, pas thuajse një shekulli. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





