Transmetuar më 27-08-2019, 22:02

E ndërsa është mbyllur në barazim ndeshja e parë e javës së dytë mes Tiranës e Teutës, tifozët e Kukësit marrin lajmin e madh. Sulmuesi i kombëtares, Kristal Abazaj, huazohet përfundimisht te skuadra e tyre.

"Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin belg të Anderlehtit, për futbollistin Kristal Abazaj."

"Ish-lojtari i kombëtares vjen në formë huazimi te skuadra jonë, për një sezon futbollistik", thuhej në njoftimin zyrtar.

Abazaj, 23-vjeç, rikthehet pas një sezoni dhe vishet blu. Ai  pas eksperiencave me skuadrën e Elbasanit, Luftëtarit, Anderlehti si dhe atë të Osijekut, i bashkohet të besuarve të Shpëtim Duros, të cilët e nisën me fitore javën e parë kundër Partizanit, si dhe kanë ambicje për titullin e parë kampion në histori.

Abazaj pritet të debutojë një javë më vonë.

Ndësa sot Tirana dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e sotme, ndeshje që hapi javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Kjo sfidë, e cilësuar si kryendeshja e javës, ka dhuruar emocione, madje pati edhe një ndërprerje për shkak të ikjes së dritave nga stadiumi. për këtë arsye ndeshja zgjati për dy orë.

Pati  tensione, raste, si dhe dy traversa si dhe një ndërprerje e cila bëri që dueli të zgjaste mbi dy orë.

Tirana ka qenë më kërkuese dhe i është afruar më shumë golit, duke goditur dy herë traversën.

Teuta rezistoi deri në fund dhe ia doli të merrte një pikë të rëndësishme. Nesër luhen ndeshjet e tjera të javës.

Tirana-Teuta 0-0

Tirana: Lika, Doka, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Kobinah (Çelhaka 54′), Hasani, Kale, Halili (54 Kërçiku), Ngo (Dunga 69′). Trajner: Ardian Mema

Teuta: Frashëri, Todorovski, Arapi, Hoxha, Kuro, Avdyli, Aleksi, Kallaku (Gashi 53′), Vecaj (Beqaj 81′), E. Vila (L. Vila 52′), Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Kartonë të verdhë: Batha, Ngo, Doka / Vila, Kuro, Aleksi, Nikaç, Hoxha

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd