Transmetuar më 23-08-2019, 18:42

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane me akuzën e vjedhjes së banesave, kryesisht në zonën e Veriut, në Milano.

Për të çuar deri në fund planin e tyre për të vjedhur një shtëpi, ata grabitën një makinë BMV, me vlerë 100 mijë euro.

Njëri prej policëve të komisariatit të Cinisello Balsamo, ndërsa po shkonte në punë vuri re dy burrat që ishin në BMV-në  645, e parkuar në oborrin e një banese në, ku shoferi mbante një dorezë.

Nga verifikimi i targës, zbulohet se ajo është e vjedhur nga një Fiat, ndërsa BMV-ja ishte vjedhur në Breshia më 9 gusht, ndërsa ishte në pritje të regjistrimit, shkruan “Il Giornale”.

27-vjeçari u arrestua menjëherë, ndërsa miku i tij arriti të shpëtojë për rreth njëqind metra përgjatë Rrugës “Aosta”, ku u arrestua pas një përleshje, nga e cila mbeti i lënduar edhe një agjent policie.

Në makinë u gjetën mjete të ndryshme të përdoruara nga hajdutët për të kryer vjedhje, ndërsa në shtëpi u zbuluan sendet e vjedhura përfshirë varëse dhe orë të shtrenjta. /k.k/noa.al/