Flet i sigurt si kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti: Shkoi qeveria e borxhlinjve, po vjen qeveria e zhvillimit
Transmetuar më 22-08-2019, 14:57

Albin Kurti: Shkoi qeveria e borxhlinjve, po vjen qeveria e zhvillimit

Pasi ra qeveria, u shpërnda edhe Kuvendi. Urime!”

E ka nisur kështu kreu i VETËVENDOSJE-s, reagimin e tij mbi vendimin e zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.

“Urime të gjithëve! Qytetarët janë gati për ndryshimin e nevojshëm si kurrë më parë”, shprehet Kurti.

Ai ka folur si kryeministër, tepër i vendosur se do të marrë pushtetin pa zgjedhjeve të përgjithshme, teksa Presidenti i Kosovës. “Qeveria nuk ka para të vetat. Buxheti i shtetit është borxhi që qeveria ia ka popullit. Mirëpo, kjo qeveri ishte borxhli i keq: i mori paratë por nuk e dha shërbimin për to.” Ndërsa foli për për qeverinë e ardhshme, që beson se do ta drejtojë.

Hashim Thaçi zyrtarizoi sot shpërndarjen e Kuvendis, dhe pritet të shpallë datën për mbajtjen e zgjedhjeve.

Artikulli i plotë i Albin Kurtit:

“Tash kthehemi te qytetarët, te burimi i sovranitetit, për zgjedhje të lira e demokratike, për legjitimitet të freskët për institucionet, për qeverisje të mirë për qytetarët. Kjo ish qeveri u pat sajuar mezi, plot tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, me shumicë minimale prej vetëm 61 deputetëve.”

“Dhe, u mbajt në këmbë mezi, si qeveri e pakicës, larg edhe shumicës minimale të domosdoshme. Në njërën anë, kjo ishte qeveria më e madhe e pasluftës, me 5 zëvendës kryeministra, 21 ministra e 80 zëvendës ministra, kurse, në anën tjetër, kryeministri kishte dyfish më shumë parti në koalicionin qeverisës sesa deputetë të partisë së tij në Kuvend. Kjo nuk ishte as e drejtë dhe as e shëndetshme, prandaj nuk patëm as shtetndërtim demokratik dhe as zhvillim ekonomik. Dy vjet më vonë, shteti i Kosovës është edhe më i kapur edhe më i lodhur.”

“Republika e Kosovës nuk e përballon dot edhe një qeveri tjetër të madhe që rehaton militantët e kushërinjtë, që e ka deficitin tregtar më të madh sesa buxhetin e shtetit, që rrit me shpejtësi marramendëse borxhin publik dhe me sasi enorme deficitin buxhetor, që e diskrediton e delegjitimon shtetin si tatimmbledhës.”

“Sepse, cili është kuptimi të thuash që rritja ekonomike është 3% apo 4% kur shumëfish aq rriten borxhi e deficiti? Cili është kuptimi që qytetari të paguajë tatime kur për çdo ditë ka skandale publike të korrupsionit qeveritar?”

“Qeveria nuk ka para të vetat. Buxheti i shtetit është borxhi që qeveria ia ka popullit. Mirëpo, kjo qeveri ishte borxhli i keq: i mori paratë por nuk e dha shërbimin për to.”

“Bruto Produkti Vendor për kokë banori në muaj në Kosovë nuk është as 300 euro. I gjithë buxheti për drejtësinë në Kosovë (prokurorinë, gjykatat, Akademinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Korrektues) ishte diç mbi 50 milionë euro, pra më pak sesa që ia falën Bechtelit, e për çka prokuroria ka filluar hetimet.”

“Qeveria e ardhshme nuk duhet të merret me vendime të mëdha si puna e demarkacionit ‘Meha’ me Malin e Zi, që dha tokë për viza e të cilat s’i morëm, por, të merret me punë të mëdha, si psh.: luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, sjellja e investimeve në ekonomi nga mërgata dhe investimeve të huaja, shpenzimet kapitale të jenë të përqendruara në punësim të rinisë e jo në asfaltim të arave, ndërmarrjet publike qendrore të ristrukturohen e të menaxhohen mirë që të mos operojnë me humbje si tani, të përmirësohet cilësia e arsimit dhe edukimit e të bëhet lidhja e tyre me ekonominë dhe tregun e punës, të rregullohen spitalet nëpër Kosovë si QMF-të në Prishtinë nga ish drejtori Arben Vitia etj. etj.”

“Sot e patëm mundësinë e mundësisë. E patëm mundësinë e neve deputetëve të Kuvendit që t’ia japim mundësinë qytetarëve të Republikës për të zgjedhur legjislaturë të re për qeveri të re. E bëmë. Urime të gjithëve! Qytetarët janë gati për ndryshimin e nevojshëm si kurrë më parë.”

/a.m/noa.al

Loading...
Loading...