Transmetuar më 21-08-2019, 21:57
Një turiste ka rënë nga Veliera në qendër të qytetit të Durrësit.
Ngjarja ndodhi para pak minutash, raporton noa.al.
Në vendngjarje mësohet se rrëzimi i turistes nga Polonia, ndodhi nga lartësia prej afro 10 metrash.
Ngjarja u ndoq me ankth nga kalimtarë të shumtë.
Policia tha se kemi të bëjmë me rënie aksidentale të polakes me inicialet S.M., 23 vjeçe.
Turistja e plagosur është dërguar në urgjencën spitalore të Durrësit paso ka pësuar thyerje të këmbës. /noa.al/