Vllaznia pas rikthimit në Superiore vijon me përforcimet duke “u dashuruar” me Brazilin.
Skuadra shkodrane transferoi vetëm pak ditë më parë sulmuesin brazilian Emerson, ndërkohë që ditën e sotme në kryeqendrën e veriut janë paraqitur edhe dy brazilianë të tjerë.
Bëhet fjalë për futbollistët brazilianë Hygor Guimaraes Goncalves dhe Wenderson Da Silva Soares.
I pari është 30 vjeç dhe ka një karrierë të gjatë teksa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e kampionatit libanez. Ai luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës.
Ndërkohë Wenderson luan si sulmues dhe kryesisht ka luajtur në vendin e tij.
Goncalves e Da Silva kanë firmosur për një sezon me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër. /a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd