Transmetuar më 21-08-2019, 15:31

Cristiano Ronaldo është i pasigurt se kur do të varë këpucët mbi “gozhdë”.

Viti i tij i fundit në karrierën mund të jetë pas një sezoni ose në të 40-at e tij.

Ronaldo, 34 vjeç, pas kalimit te Juve  vitin e kaluar, ka shënuar 28 gola në 43 ndeshje, në të gjitha garat, por nuk mundi dot të ndihmonte bardhezinjtë për Champions.

Ai mendon se është një nga futbollistet që ka thyer më shumë rekorde së të tjerët.

“A ka ndonjë lojtar futbolli që kanë më shumë rekorde se unë”, pyeti ai.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë futbollistë që kanë më shumë rekorde se unë”, tha i sigurt  futbollisti portugez duke sfiduar në një farë mënyre Leo Messi-n.

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë, pesë herë fitues i “Topit të Artë”, është i pasigurt kur do ta lërë futbollin.

“Unë nuk mendoj për këtë. Ndoshta unë mund të largohem nga karriera ime vitin tjetër … por mund të luaj gjithashtu deri në 40 ose 41- vjeç. Unë nuk e di. Ajo që unë gjithmonë them, është të shijoj momentin. Kjo është e shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdoj ta shijoj” i tha Ronaldo TVI të martën.

/a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd