Andre ‘Silva, Sporting propozon huazimin, Milan e refuzon, i sugjerohet Mandzukiç
Transmetuar më 20-08-2019, 21:14

 Për momentin është thjesht një ide dhe megjithatë, sipas Tuttosport, emrin e Manzdzukic mund ta fitojë Milanin në këtë fazë përfundimtare të tregut. Kroati nuk kushton shumë, por mosha (33 vjeç), si dhe paga e lartë (5 milion plus bonuse) po paraqesin pengesë për negociatat.

Sakaq, Sporting Lisbon u paraqit zyrtarisht me një propozim te Milan për André Silva, me formulën e huazimit, siç edhe raporton “Gazzetta dello Sport”.

Por Milan i tha jo propozimit të klubit portugez, sepse ata duan të shesin sulmuesit në mënyrë të plotë dhe të mbledhin para për të riinvestuar (për Afera Correa)./a.m/noa.al

Loading...
Loading...