Mario Balotelli rikthehet në vendlindje dhe prezantohet edhe zyrtarisht si futbollist i Brescia.
Sulmuesi italian ka vendosur të rikthehet në Seria A pas 3 vitesh të kaluara në Francë mes Nice e Marseille.
Gjate prezantimit nuk mungoi emocionin që përfshiu atë dhe familjen e tij, veçanërisht nënën kur nisi kontaktet e para me Brescian. Në fjalën e tij, 29 vjeçari tha se nëna e tij nisi të qajë sapo i shprehu se është shumë afër kalimit te Brescia.
“Nëna ime qau kur i thashë se kisha mundësinë të vij në Brescia! E pyeta se çfarë mendonte dhe ajo thjesht qante. Ajo është shumë e lumtur. Babai im ishte nga Brescia. Ai mbështeti ekipin dhe ishte ëndrra e tij të më shihte të luaja me këtë fanellë, kështu që unë mendoj se ai do të ishte gjithashtu i lumtur.”
“Natyrisht, si Bresciano, derbi me Atalanta është i veçantë dhe nuk është luajtur në Serie A për shumë vite, por çdo lojë është e rëndësishme”, tha Balotelli, gjatë prezantimit./a/m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd