Një ditë më parë Partizani ngriti trofeun e Supërkupës së Shqipërisë, duke mundur në finale Kukësin, me të cilin pritet të rivalizojë për titullin kampion, edhe në edicionin e ri.
Megjithatë, nga merkatoja e deritanishme, rivalitetit të tyre do t’i shtohet Tirana.
Vllaznia dhe Bylis, që sapo u ngjitën, por edhe Teuta e Laçi, mbeten gjithashtu skuadra që pretendojnë shumë. Mbetet për t’u parë ecuria e dy ekipeve me emër si Skëndereu dhe Flamurtari, ndërkohë që në një situatë më të vështirë aktualisht shihet Luftëtari.
Vetëm 5 ditë pas finales së Superkupës mes Kukësit dhe Partizanit, këto dy skuadra do të përballen sërish në sfidën që pritet në ngrejë siparin e sezonit të ri të Kategorisë Superiore.
Pritës do të jetë Kukësi. S
fida është zhvendosur nga Kamza në “Elbasan Arena” dhe do të startojë të premten në orën 19:00, menjëherë pasi të jetë zhvilluar edhe ceremonia hapëse e kampionatit.
Më pas 4 ndeshjet e tjera të Kategorisë Superiore do të luhen ditën e shtunë më 24 Gusht.
Në orën 16:00 do të zhvillohet Vllaznia-Laçi dhe Skënderbeu-Flamurtari, ndërsa në ora 19:00, nën dritën e projektorëve do të zhvillohen sfidat Tirana-Luftëtari dhe Teuta-Bylis.
/a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd