Transmetuar më 17-08-2019, 17:39

Kukësi pas zyrtarizimit të Blerim Kotobellit, ka prezantuar blerjen më të fundit para sezonit të ri futbollistik.

Mbi objektivin madhor të titullit kampion, nënkampionët e vendit kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin, Erhun Obanor.

Nigeriani ka nënshkruar një kontratë një-vjeçare me opsion edhe për një tjetër sezon.

Erhun Obanor, 24 vjeç, është aktivizuar më herët me skuadra si Greuther Furth në Gjermani dhe Rudes në Kroaci, prej nga ku edhe është transferuar.

Obanor ka përfaqësuar Nigerinë në U-23, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Kotobelli dhe Obanor ishin propozime për të kënaqur trajnerin Shpëtim Duro, pas largimit të kapitenit, Ylli Shameti dhe qendërmbrojtësit tjetër, Ardian Cuculi.

“Futboll Klub Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me Erhun Obanor. Qendërmbrojtësi  do të jetë pjesë e skuadrës sonë, pasi ka nënshkruar kontratë një-vjeçare,  me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të Kukësit. /a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd