Transmetuar më 17-08-2019, 10:58
Foto ilustruese

Një person i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, është vënë në prangat e policisë.

Pasditen e kësaj të premteje u bë arrestimi i 48-vjeçarit K.M., banues në Elbasan.

Kjo pasi në afërsi të lagjes “11 Nëntori”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte, polica gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 17 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa si dhe një dozë kokainë.

Po ashtu të dyshuarit iu sekuestruan dy aparate celular, automjeti me të cilin lëvizte dhe 2100 euro, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al