Transmetuar më 17-08-2019, 09:09
Foto ilustruese
Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, ku një parukerie në Krujë iu vu tritol.
Nga hetimet e kryera policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në Nikël.
Bëhet fjalë për L.C., 23 vjeç, banues në Nikël.
I riu dyshohet se në biznesin parukieri, të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Ndaj tij hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /a.y/noa.al