Transmetuar më 16-08-2019, 19:08

Të gjithë do të donim që ngjyra e marrë në plazh të na shoqëronte gjatë.

Por mos u shqetësoni pasi deri diku mund ta arrini një gjë të tillë.

Ushqyerja

Ushqyerja e mirë, me të gjitha frutat e perimet e stinës është e rëndësishme përpara dhe pas ekspozimit në diell.

Më të dobishmet janë frutat ngjyrë portokalli si pjeshka, kajsitë apo pjepri. Frutat e thata dhe vaji i ullirit janë po aq të nevojshëm për shkak të vitaminës B dhe E. Zakonet e mira në tryezë nuk do ju lënë asnjëherë në baltë.

Mos bëni dush me ujë të nxehtë

Së pari duhet të shmangni zhytjet e gjata në vaskë dhe të praktikoni dushet e shpejta me ujë relativisht të ftohtë.

Mos përdorni sfungjerin dhe zgjidhni shampon e duhur

Së pari duhet të dini që edhe zgjedhja e shampos ka rolin e saj. Prania e alkoolit në të apo aromave të shtuara, ndikon në zbehjen e ngjyrës.

E mira është të përdorni vajrat esencialë dhe, në çdo rast, të mos e fërkoni trupin me sfungjer apo të bëni scrub-e të ndryshme. Nëse ju janë bërë të domosdoshme, atëherë zgjidhni pastruesit e lëkurës pa grimcat që depërtojnë thellësisht në të.

Përdor vajrat e duhur

Përzierjet e vajrave nuk do të të ndihmojnë vetëm për të ruajtur ngjyrën por edhe për të pasur lëkurë të shëndetshme që do të bjerë menjëherë në sy. /k.k/noa.al/