Transmetuar më 16-08-2019, 15:15

Me emërimin e maqedonasit, Mirsad Jonuz, si trajneri i ri i Vllaznisë, skuadra me traditë e futbollit tonë ka vijuar me përforcime për të garantuar një sezon sa më të suksesshëm.

Vllaznia firmosi sot edhe me sulmuesin brazilian Emerson.

Rikthimi në Superiore, një vit pas rënies, ka bërë që Vllaznia të marrë masa që herët, për të mos rrezikuar sërish rënien.

Sot Vllaznia zyrtarizoi lajmin, se ka firmosur kontratën me futbollistin brazilian Emerson Brito Dos Santos.

Sulmuesi brazilian gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe në Brazil, mes të cilëve edhe me klubin e njohur te Palmeirasit, ndërsa sezonin e kaluar ai ka luajtur në Oman.

Emerson firmosi sot një kontratë njëvjeçare me klubin shkodran, me opsion rinovimi. /a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd