Kosovë! Persona të panjohur dalin nga makina dhe therin me thikë 2 të rinj, në gjendje kritike për jetën
Transmetuar më 15-08-2019, 23:38

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 22:00, në rrugën “Ahmet Dërguti” në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Dy të rinj dyshohet se janë therur me thika.

Bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë të cilët janë sulmuar me thikë nga disa persona të panjohur, të cilët dyshohet kanë dalë nga makina e tyre dhe kanë kryer sulmin.

Mësohet se ata janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Njesitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe jane duke kryer hetime lidhur me rastin./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...