Transmetuar më 15-08-2019, 23:01
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Fier.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj sotme në zonën e njohur si “Ferma” në periferi të Fierit.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete një Benz dhe një Jeep, të cilat janë përplasur “kokë më kokë”.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesit e makinave, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit.
Dyshohet se shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Policia dhe grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/