Transmetuar më 15-08-2019, 20:57
Foto ilustruese

Një person ndodhet në gjendje të rëndë në spital, si pasojë e konsumit të fostoksinës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çukë të Sarandës, pasditen e sotme.

67-vjeçari Jorgo Beqo, ka konsumuar fostoksinë në banesën e tij.

I moshuari u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, duke u dërguar në spital.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, pasi familjarët pretendojnë se Beqo mund ta ketë pirë fostoksinën aksidentalisht, teksa ka qenë duke kërkuar ilaçet. /a.y/noa.al