Transmetuar më 15-08-2019, 17:50

Tre adoleshentë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në fshatin Dushk të Lushnjë, në një ngjarje e cila mund të merrte përmasa edhe më të rënda.

Në policinë e qytetit shkoi informacioni për ngjarjen ndërsa në konflikt janë përfshirë tre persona, të moshave 16 dhe 14 vjeç.

Konflikti mes A.M., 16 vjeç dhe shtetasve E.N., 14 vjeç dhe F.R., 14 vjeç kishte ndodhur për motive të dobëta.

Gjatë sheriit, E.N dhe F.R në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin qëlluar me mjete të forta shtetasin A.M.

Policia shoqëroi në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme adoleshentët, si dhe ushtroi kontroll në banesat e tyre.

Si rezultat i kontrollit, në banesën e shtetasit A.M u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me një krëhër dhe 9 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 16 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë. /k.k/noa.al/