Transmetuar më 15-08-2019, 17:03

Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa për disa minuta trafiku është paralizuar nga të dyja kahet e lëvizjes.

Dy ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të transportuar në spital personat e plagosur.

Ende janë të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave. /k.k/noa.al/