Transmetuar më 15-08-2019, 11:05
Foto ilustruese

Një grua ka tentuar që ti fusë djalit në burg drogë, duke e fshehur në shuallin e atleteve.

Policia e Vlorës ka ndaluar këtë të mërkurë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, 33-vjeçarin K.K., banues në Vlorë.

Kjo pasi dyshohet se i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B., dhe kjo e fundit tentoi ti fusë në burgun e Vlorës për djalin e saj.

Gruaja kishte shkuar në takimin e përjavshëm me të birin në burg, i cili është i dënuar për vjedhje, kur gjatë kontrollit u zbulua lënda narkotike.

Nga ana e policisë nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 45-vjeçaren L.B., për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”. /a.y/noa.al