Transmetuar më 14-08-2019, 21:47

Shpëtohen 7 turistë italianë nga rojet bregdetare në Durrës që rrezikonin të mbyteshin në ujërat e Detit Adriatik.

Ngjarja është regjistruar gjatë mbrëmjes së sotme.

Mjeti lundrues me të cilin udhëtonin ka pësuar avari dhe është dashur ndërhyrja e rojes bregdetare për t’i nxjerrë në breg.

Fatmirësisht, njoftohet se përvec panikut, turistët nuk pësuan asnjë lëndim.

Jahti me shtatë turistët italianë është ankoruar në breg, ndërsa raportohet se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.