Basha: Për Valdrin Pjetrit provokoi 2 prill të dytë! Rama e shiti dhe kërkon t’ia hedhë
Transmetuar më 14-08-2019, 13:35

“Zgjidhja që kishte Edi Rama për Shkodrën ishte të bënte qytetar të parë të Shkodrës një trafikant droge, një kryebashkiak të krimit. T’u vinte në krye shkodranëve një 6 përqindësh, kryebashkiak të pakicës së pakicës.”

Kështu tha kryedemokrati Lulzim Basha në një dalje për mediat ditën e sotme, një ditë pas publikimit të dokumenteve ditën e djeshme ku PD, e akuzon Valdrin Pjetrin si të dënuar në Itali, për trafik droge.

Ai thotë se sot ka një përpjekje të shfrenuar për ta shitur Valdrin Pjetrin dhe se Edi Rama është i pari që e shiti menjëherë dhe sot ka lëshuar mercenarët në media që ta sulmojnë.

Sipas Bashës, janë ata që i bënë propagandë Shkodrës me muaj dhe ata që i hynë me dhunë Shkodrës për t’i imponuar Valdrin Pjetrin, sot, befas, kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën.

“E gjithë propaganda e Edi Ramës po përpiqet ta trajtojë këtë një problem individual, si mungesë inteligjence e një njeriu që desha t’ia hidhte Ramës dhe popullit. Në fakt i padenjë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë është Edi Rama. Ai që po përpiqet t’ia hedhë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë është Edi Rama. Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur se kush ishte edhe vëllai i tij, duke inauguruar hotelin e drogës. Dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit, e cila kalon përmes Shkodrës”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale, ishte i gatshëm të fuste Shkdorën në përplasje civile dhe e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë.

Basha shtoi se Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër, siç e tha pak ditë më parë si kryetar i bashkisë dhe si drejtues politik në Shkodër.

"Tani Rama po përpiqet me shpejtësi të lajë duart. Në të vërtetë Pjetri dhe rasti i tij do të ishte i parëndësishëm, nëse e vërteta do të ishte siç thonë mercenarët e Edi Ramës. Por e vërteta është ndryshe", tha ndër të tjera kryeopozitari. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...