Fitoi Kupën e Botës në futboll, vdes në mënyrë të parakohshme ish-futbollisti
Transmetuar më 13-08-2019, 21:03

Ndërron jetë në mënyrë të parakohshme ish-futbollisti i Argjentinës Jose Luis “Tata” Brown.

Heroi i Kupës së Botës 1986, ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare në vendin e tij të lindjes, La Plata në Argjentinë.

Ish-mbrojtësi argjentinash vuante prej kohësh nga "Alzheimeri".

Broën, i cili gjatë karrierës së tij u bë i njohur me nofkën “Tata”, e shënoi golin e tij të parë dhe të vetëm për Argjentinën gjatë finales së Kupës së Botës 1986, të cilën Argjentina e fitoi me rezultat 3:2 kundër Gjermanisë Perëndimore.

Afër fundit të ndeshjes, Tata e kishte nxjerrë nga vendi shpatullën e tij, mirëpo nuk pranoi të zëvendësohej, duke u bërë kështu njëri ndër lojtarët e preferuar të argjentinasve.

Broën ishte zgjedhur vetëm për të qëndruar në stol në rast se ndonjë lojtar lëndohej, mirëpo ai e fitoi një vend në formacionin e parë dhe luajti në çdo ndeshje në rrugëtimin e suksesshëm të Argjentinës në atë Botëror.

Loading...
Loading...