Transmetuar më 13-08-2019, 12:31
Foto ilustruese

Grabitet kasaforta me para dhe argjendari, në një banesë në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, e martë, në fshatin Buçimas.

Burime konfidenciale i thanë Noa.al se persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Valter Gora, pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij, dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh dhe bizhuterish.

Po ashtu të dyshuarit kanë marrë edhe një armë gjahu të poseduar me leje nga Gora.

Në momentin e ngjarjes familjarët kanë qenë në banesë, duke u terrorizuar nga personat që i kanë zënë në befasi, por fatmirësisht pa shënuar incidente, pasi të dyshuarit të cilit mbanin kapuçë në kokë, nuk i kanë lënduar.

Aktualisht grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al