Transmetuar më 13-08-2019, 10:04
Tre makina janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, ku nga përplasja dy mjete kanë përfunduar në kanal.
Ndërkohë makina e tretë është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur, duke u dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.
Lidhur me shkaqet e aksidentit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të hedhur dritë rreth tyre. /a.y/noa.al