U kap me gjysmë kilogramë kokainë, prangoset muratori shqiptar në Itali
Transmetuar më 12-08-2019, 21:03

Një shqiptar në Itali ndalohet me drogë.

Mësohet se shqiptari, që punonte si murator është arrestuar në Xhenova me gjysmë kilogramë kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i arrestuar është Roland Barkaj, 35-vjeç.

Ai u arrestua në flagrancë teksa po dilte nga apartamenti.

Gjatë kontrollit policia i gjeti 4 mijë euro, para që mendohet se i kishte siguruar nga shitja e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit atij iu gjetën edhe mjete të tjera që përdoreshin për paketim dhe rregullim në sasi të vogla të drogës./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...