Përfshihet në flakë autobusi në “Rrugën e Kombit” me rreth 40 pasagjerë
Transmetuar më 12-08-2019, 20:37

Përfshihet nga flakët një autobus në “Rrugën e Kombit”.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme.

Mësohet se autobusi udhëtonte nga Prishtina në drejtim të Tiranës dhe në të ndodheshin rreth 40 pasagjerë.

Fatmirësisht asnjë prej udhëtarëve nuk ka pësuar lëndime.

Kjo pasi të gjithë kanë arritur të zbresin në kohë.

Shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet një defekt teknik ndersa vijojnë hetimet./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...