Hapet ura spektakolare për të vizituar kështjellën ku lindi mbreti Artur
Transmetuar më 12-08-2019, 15:35

Duke nisur nga e diela e 11 gushtit, njerëzit do të kenë mundësi që të vizitojnë kështjellën Tintagel, në Cornwall të Anglisë, vend ku sipas legjendës ka lindur mbreti Artur.

English Heritage, (enti publik britanik që menaxhon pasurinë kulturore), ka mbledhur rreth 5 milionë sterlina të cilët shërbyen për ndërtimin e një ure moderne, e cila lidh dy anët e kështjellës.

Ura e vjetër e ndërtuar në mënyrë artizanale, u rrëzua mes viteve 1400 dhe 1500, si pasojë erozionit.

Ndërkohë ura e re është ndërtuar me hekur dhe dru dhe ndodhet në 60 metra lartësi, në mënyrë që turistët të kenë mundësi që të shijojnë panoramën përreth, shkrua noa.al.

Po ashtu nëpërmjet saj evitohet mundësia që dallga e lartë të bllokojë kalimin. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...