Rama publikoi foto nga xhamia e Gjirokastrës, Vasili: Tjetërsim dhe bastardim, jo restaurim
Transmetuar më 11-08-2019, 15:21

Kryeministri Edi Rama uroi mëngjesin e sotëm gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke publikuar fotografi nga xhamia e restauruar e Pazarit në Gjirokastër.

Por ky postim i Ramës, ka sjellë reagimin e nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Ai thotë se Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka 1000% të drejtë për tjetërsimin bastardues sipas tij, dhe jo restaurues të xhamisë së Pazarit në Gjirokastër.

Vasili shton se Forumi me shumë të drejtë ngre alarmin e zhbërjes dhe shpërfytyrimit kryq e themel të vlerave kulturore anë e mbanë vendit.

“Forumi ka plotësisht të drejtë kur pohon se trashëgimia kulturore ka mbetur në duar të sharlatanëve dhe profanëve! Forumi me mjaft të drejtë tregon se kemi një kryeministër thellësisht injorant dhe të pagdhendur”, thotë në mbyllje Petrit Vasili. /a.y/noa.al

Rama uron Kurban Bajramin, me pamje nga Xhamia e Pazarit në Gjirokastër

Loading...
Loading...