Transmetuar më 05-08-2019, 08:11

Prej vitesh këngëtari Devis Xherahu është i lidhur me ish-Miss Shqipërinë, Ertemiona Mejdani.

Por teksa këtë të diel bukuroshja ka festuar ditëlindjen, Devisi nuk i ka kursyer fjalët e bukura për të.

“Sot është një ditë e veçantë për mua. Gjysma ime, fjalët janë të varfra në lidhje me atë që ndjej dhe dua të të shpreh sot. Gjithë bekimet e botës i mbledh dhe t’i dërgoj me trëndafila. Ps: A ka njeri ti thotë gjysmës time sa shumë e dua?”, ka shkruar Devisi, teksa ka publikuar një foto të tyre.

Por teksa një ndjekëse e ka ngacmuar se pse nuk martohen, ai e ka befasuar, duke thënë se tashmë e ka bërë diçka të tillë.

“Edhe 100, por përse nuk e propozon ta fejosh e ta martosh këtë vajzë, se e more në qaf gjithë këto vite kot”, shkruan komentuesja, ndërsa ai ia kthen:“Ne jemi të martuar mike, por ti nuk e ke këtë informacion dhe nuk ka pse ta kesh”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd