
Njëri nga personazhet më të njohur të botës së krimit gjatë viteve 1997-1999 në Shqipëri, ka përfunduar periudhën e dënimit dhe është liruar.
Lulzim Caka ka lënë burgun ditën e hënën në mëngjes rreth orës 10:00.
Lulzim Caka kujtohet si njëri nga personazhet më të njohur të botës së krimit gjatë viteve 1997-1999 në Shqipëri.
Ai do të mbahet mend për sfidat ndaj drejtësisë, pasi është arrestuar dhe liruar për mungesë provash disa herë.
Cakaj i shpëtoi burgosjes së përjetshme falë mbrojtjes së kualifikuar, por edhe pingpongut që bënë një sërë gjykatash, mes të cilave Gjykata e Lartë që i hapi rrugën drejt lirisë me rishikim vendimi.
Lulzim Caka u soll në Shqipëri në vitin 2003 pas me një marrëveshje ekstradimi me Italinë dhe pas 16 viteve burgim tashmë konsiderohen të shlyera 25 vitet e dënimit. Ai akuzohet për një ngjarje në të cilën thuhet se sulmoi postbllokun e policisë duke tentuar të vrasë dy zyrtarë të lartë policie, Gani Malushin dhe Ilir Ngresin. Të dy ata janë vrarë në ngjarje të tjera.
Njëri prej tyre u ekzekutua nga miku i Lul Cakës , Kastriot Jaupaj, por edhe Gani Malushi u vra disa vite më vonë në Durrës, në një gjarje tjetër të rëndë.
Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, të cilat krijuan mitin e një vrasësi gjakftohtë, por edhe hakmarrës. Ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij Xhevrie Caka, pasi sipas hetimeve ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Gruaja u rrëmbye në derën e komisariatit të policisë në vitin 1999, dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit.
Lulzim Caka u betua për hakmarrje. Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Cami.
Lul Caka u prangos pikërisht pas sulmit ndaj policisë, kur tentoi të vrasë dy shefat e krimeve të Kuçovës dhe të Beratit në urën e Samaticës , oficerët Ngresi dhe Malushi , të cilët shpëtuan ndërsa në vendngjarje mbeti e shkrumbuar makina e tyre. Pikërisht për këto episode, Lulzim Caka vuajti dënimin në bashkim dënimesh duke përfshirë edhe vrasjen e Pëllumb Eminit, një krim që i kushtoi atij më pas vrasjen e të ëmës. Pas arratisjes nga burgu ku preu hekurat përmes një sharre si dhe kreu masakrën në Berat, Caka u largua nga Shqipëria ku edhe jetoi në arrati në Itali për 15 muaj.
Ndërkohë, sipas një kronike nga TVSH mbi lirimin e Lulzim Cakës, thuhet se në burg po vuajnë dënimin me 75 vite në total tre vrasësit e tjerët të nënës së të tmerrshmit të Beratit. Kundërshtarët e Lulzim Cakës janë Fatmir Emini i njohur ndryshe si Mile Cami të cilit Lul Caka i ka vrarë të vëllain, një krim që solli më pas për gjakmarrje masakrimin e të moshuarës. Në burg për këtë krim janë edhe dy vëllezërit Artan dhe Bledar Yzeiri, të dënuar përkatësisht me nga 25 vite burgim secili./a/m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





