Messi, në pritje të rinovimit të kontratës, habit Presidenti: Barcelona do të ekzistojë edhe pa të
Transmetuar më 28-07-2019, 20:06

Lionel Messi pritet të rinovojë kontratën me Barcelonën, por ashtu si për të gjithë edhe për argjentinasin koha kalon dhe ky është mesazhi që ka dhënë presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu.

Edhe pse mund të mos u pëlqejë tifozëve katalanas dhe atyre të Messit, presidenti katalanas tha se Barcelona do të vazhdojë të ekzistojë edhe kur në fushë të mos jetë më Messi, tashmë 32 vjeç.

Duke folur për “Reuters”, presidenti i ekipit katalanas u shpreh: “Mendoj se kemi detyrën që të mendojmë dhe punojmë për epokën “post-Messi”. Kemi kohë që përgatitemi dhe po sjellim në skuadër mjaft lojtarë të rinj”.

Kohët e fundit janë shtuar zërat që flasin për rikthimin e Neymar te Barcelona. Megjithatë, pa Messin nuk mund të konceptohet kjo skuadër, për shumë tifozë.

Por presidenti duket se po mendon se që tifozët dhe ekipi të mësohen edhe pa yllin argjentinas.

“Si president unë shpresoj që Leo të jetë këtu me ne edhe për shumë vite. Gjithsesi, do të vijë një moment që do të mendojmë për këtë ndryshim, kur ai të vendosë të lërë futbollin”, tha Bartomeu. Kontrata aktuale e Massit me Barçën skadon në qershor të 2021.

Kjo nuk është hera e parë që Bartomeu mendon se si do të jetë Barcelona pa Messi-n. /a.m/noa.al/

Loading...
Loading...