Transmetuar më 28-07-2019, 14:45
Foto ilustruese

Dy persona kanë humbur jetën në det ditën e sotme në Durrës. Rasti i parë është shënuar në lagjen 13, ku një grua pasi u fut në det u ndie keq dhe ndërroi jetë.

Mësohet se ajo vuante nga probleme shëndetësore, çka duket se është edhe shkaku.

Ndërkohë në Gjirin e Lalzit është mbytur një 33-vjeçar.

I riu me inicialet B.M, nga Tirana, ishte duke bërë xhiro me motor.

Në një moment ai është rrëzuar dhe pas kësaj është transportuar në spitalin e qytetit bregdetar.

Gjithsesi ndërroi jetë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd