






Deputetët e Kuvendit kanë nisur pushimet, pas mbylljes së këtij sesioni parlamentar.
Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, pak ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i Tiranës, pas Asamblesë Kombëtare të partisë së saj nga Kryeministri Edi Rama, ka vendosur të pushojë me familjen.
“Me shokun tim”, thotë ajo krahas fotos në plazh me të birin.
Blerina Gjylameti mori ditët e fundit një funksion të ri në PS. Ajo është emëruar sekretare e çështjeve “on-line” të partisë.
Sakaq, kryesimin e PS-së së Tiranës e mori Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.
Gjithsesi këto lëvizje duket se nuk e kanë shqetësuar Blerina Gjylametin, e cila ka gjetur më në fund kohën, t’i përkushtohet familjes, për ca ditë pushimi. /a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





