Zonat më të preferuara dhe përshtypjet e turistëve të huaj për Shqipërinë! (Foto)
Transmetuar më 27-07-2019, 20:18

Nuk është vetëm bregdeti i preferuar nga turistët. Të huajt duket se preferojnë më tepër zonat malorë, kryesisht veriun e vendit dhe atë të juglindjes, nga Librazhdi në Korçë, por edhe Krujën si dhe ndërtesat historike si Kalaja e Krujës, Butrinti, apo Amfiteatri i Durrësit.

Zonat turistike të Korçës përfshi edhe pazarin e vjetër janë më të kërkuarat nga turistët e huaj.

Ata thonë se mbeten të mrekulluar sa nga kulinaria që gjejnë aty aq edhe nga arkitektura që shohin.

Gary Sims dhe Terry Haley vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kanë disa ditë që ndodhen në juglindje të vendit.

“Jam nga Tenesi SHBA, po kalojmë një kohë të mrekullueshme këtu, njerëzit janë shumë miqësorë dhe kanë një shpirt të gëzueshëm. Tani kemi ardhur në pazarin e Korçës të shijojmë gatimet. Ushqimi mesdhetar është më i miri dhe të mban në formë”, thekson një tuist.

“Jam nga Kalifornia. Ne kemi miq të mirë këtu në Korçë dhe në Ersekë. Na pëlqen shumë. Ende nuk kemi ngrënë asgjë por jam duke shkuar për drekë tani dhe jam e sigurt që do të jetë shumë e shijshme”, shprehet një tjetër.

Adabela dhe Enriqueta vijnë nga Barcelona. Ata  kanë vizituar Malin e Zi dhe veriun e Shqipërisë dhe janë  ndalur së fundmi në Korçë.

“Ne jemi me pushime dhe kemi udhëtuar nga Mali i Zi drejt Shqipërisë. Ne kemi qëndruar në Valbonë dhe ky është qyteti i parë që po vizitojmë, është vërtet shumë këndshëm, edhe njerëzit janë të këndshëm, gjithashtu edhe pjatat janë shumë të mira. Nuk di shumë gjëra për Korçën sepse jemi duke i zbuluar vendet që vizitojmë dhe shpresoj që të mund të mësojmë sa më shumë rreth qytetit”, u shprehën.

“Jam nga Barcelona, është hera jonë e parë këtu. Sapo kemi ardhur dhe nuk di shumë gjëra për Korçën por kemi dëshirë të mësojmë sa më shumë për këtë vend. Pazari po na pëlqen shumë, shohim që zhvillohet një festival muzike këtu do të kishim dëshirë ta ndiqnim.”

Durrësi është një tjetër destinacion turistik i kërkuar nga turistët e huaj.

Më të frekuentuar janë monumentet më të  njohura e të rëndësishme, si Amfiteatri antik, muzeu arkeologjik, forumi rrethor e termat romake.

Shumë turistë të tillë shkojnë edhe në kalanë e Krujës e numri i tyre është rritur nga viti në vit.

Disa prej tyre nuk e fshehin entuziazmin pasi vizituan për herë të parë Shqipërinë.

“Kështjella është madhështore dhe vërtet shumë e bukur” , shprehen ata.

“Ky muze gjendet ne rrethimin e kalasë se Krujës dhe daton që në vitin 1764”.

Një tjetër vend që ka tërhequr vëmendjen e shumë turisteve është edhe parku kombëtar i Shëbenik –Jablanicës, në Librazhd. Edhe aty numri i turistëve që  viziton këtë park është gjithnjë e në rritje. Pushimet shoqërohen shpesh edhe me kamping për turistët, në këto zona./a/m/noa.al/

Loading...
Loading...