Transmetuar më 27-07-2019, 16:08

Ish-portieri i Tiranës dhe i Kombëtares, 39-vjeçari i cili pas një eksperience në Qipro i’u bashkua skuadrës durrsake në sezonin e kaluar, është aktivizuar në 33 ndeshje në gjitha kompeticionet.

“Ish-portieri i Kombëtares, ka përfunduar kontratën me durrsakët pas ndeshjeve në Kupat e Europës, dhe palët janë ndarë në mirëkuptim me njëra-tjetrën, duke mos rinovuar për më tej. KF Teuta falenderon porterin Isli Hidi për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierë!”, ishte konfirmimi zyrtar i klubit durrsak.

Hidi divorcohet në një moment të papritur,  për të mbyllur karrierën te Tirana, pasi bardheblutë kanë bërë dy blerje portierësh gjatë ditëve të kaluara.

Portieri ende nuk ka konfirmuar nëse i ka dhënë fund karrierës. /a.m/noa.al/