Partizani është skuadra e vetme shqiptare e mbetur në Kupat e Europës.
Të kuqtë nën drejtimin trajnerit italian, Franco Lerda, pas eliminimit nga Champions, humbën 1-0 ndeshjen e parë, pas përballjes në raundin e dytë kualifikues të Europa League, me ekipin moldav Sheriff Tiraspol.
Përballë skuadrës moldave, trajneri i Partizanit, Franko Lerda ka surprizuar me formacionin e hedhur në fushë.
Ra në sy ulja në stol e një titullari të padiskutueshëm si, Jasir Asani.
Sakaq, një fanellë titullari i është rezervuar mesfushorit Broja, ndërsa Trashi e nisi ndeshjen nga pankina. Për skuadrën e Sherif Tiraspolit zbirit nga minuta e parë edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Liridon Latifi.
Ndeshja po luhet në “Selaman Stërmasi”, ndërsa ajo e kthimit të do të zhvillohet një javë më vonë në Moldavi. Partizani ka shanse të pakta kualifikimi, për realizimin e ëndrrës së madhe të kualifikimit, pasi e humbi pjesën e parë me rezultatin 1-0.
Partizani u përpoq të ndryshonte rezultatin në pjesën e dytë. Trajneri italian aktivizoi edhe Asanin, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Vendimtar rezultoi minuta e 23-të, kur Sherif shënoi me Tambe. Kendish mori topin më gjysmëfushën e vet dhe me lehtësi arriti deri pranë zonës së Partizanit ku goditi, Hoxha edhe pse grushtoi, Tambe është i vëmendshëm dhe devijon topin në rrjetë. Goli i tij mbeti në fuqi deri në fund.
Europa League, raundi i dytë kualifikues, ndeshja e parë:
Partizani-Sherif 0-1
Shënues: 23′ Tambe
Partizani: Hoxha, Ibrajimi, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Telushin (Romero 71′), Mala, Kordeiro, Solomon (Ekuban 54′), Çinari (Asani 51′). Trajner: Franko Lerda.
Sherif Tiraspol: Mikuliç, Kristiano, Muzek, N’Djae, Balima, Kendish, Anton, Hordeienko (Jah 86′), Latifi (Kojakaru 48′), Tambe, Boban. Trajner: Zoran Zekiç
/a.m/noa.al/