Transmetuar më 25-07-2019, 12:26

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit dhe opozita e bashkuar kanë nënshkruar sot një marrëveshje që synon mbrojtjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Artistët dhe opozitarët kanë rënë dakord të moj lejojnë zbatimin e projektit të përzgjedhur nga qeveria për ndërtimin e një Teatri të Ri.

Para protestuesve brenda sallës së Teatrit Kombëtar, teksa është lexuar teksti i marrëveshjes mes palëve, zotimi eëhtë ruajtja e gjithë kompleksit me dy godinat, Teatrin Kimbetar dhe atë Eksperimental.

Kontrata përmban 6 pika, në të cilat Aleanca angazhohet të vijojë pa ndërprerje mbrojtjen për Teatrin, ndërsa PD dhe opozita për të mbështetur këto aksione në mbrotje të ndërtesës dhe të pronës publike.

PD angazhohet gjithashtu, se në muajin e parë të qeverisë së saj, kompleksit Skanderbeg, ku bën pjesë Teatri, do t’i rikthehet statusi Ansambël Monument Kulture dhe do t’i nënshtrohet menjëherë ruajtjes dhe restaurimit.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, angazhohen të shfuqizojnë ligjin special antikushtetues “Rama-Fusha” që shemb Teatrin dhe të vendosë para përgjegjësisë penale çdo person të përfshirë në grabitjen kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd