Përforcimeve të Kukësit i është kundërpërgjigjur menjëherë Partizani.
Partizanit zyrtarizoi marrëveshjen me mbrojtësin rumun Deian Boldor.
Mbrojtësi 24 vjeçar, i cili është në pronësi të klubit italian të Verona, mbërriti te kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit për një vit.
Boldor ka qenë pjesëtar i ekipeve përfaqësuese U-17 dhe U-21 të Rumanisë. Gjatë karrierës së tij, më herët ai është bërë pjesë e skuadrave të njohura italiane tek të rinjtë e të rritur si Roma, Peskara, Bolonja dhe sezonin e fundit te Foxhia.
Gjithashtu mbrojtësi ka qenë edhe pjesë e ekipit Montreal Impakt në Amerikë.
Boldor i është bashkuar menjëherë skuadrës dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Lerda për përballjen e Europa League ndaj Sheriff Tiraspol, më 25 korrik.
Por shihet më tepër si një përforcim për sezonin e ri, në mbrojtje të titullit kampion./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd